Chelsea është futur së fundmi në garë për shërbimet e yllit italian të Romës, Nicolo Zaniolo.
23-vjeçari ka qenë në qendër të kësaj merkatoje me Juventusin dhe Tottenham që vazhdojnë të jenë të interesuar, por Roma dhe Jose Mourinho nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet lehtë.
Sipas “La Republica”, skuadra e Chelsea është e fundit që i është bashkuar garës teksa jemi thuajse një javë nga përfundimi i merkatos.
Shumë që Roma kërkon për ta lënë të lirë sulmuesin është 50 milion euro. Mbetet të shihet nëse nodnjë nga këto 3 skuadra do të jenë të gatshëm të derdhin këtë shumë deri më datën 31 gusht./albeu.com