Seanca gjyqësore për zjarrin e rënë para rreth 1 viti më parë në Spitalin Modular të Tetovës është vendosur të mbahet më 6 shtator.
Në faqen e Gjykatës Themelore të Tetovës, në kalendarin e gjykimeve, thuhet se gjykimi për lëndën K nr.450/22, gjegjësisht për spitalin modular, është caktuar për datën 06.09.2022 në ora 10:00 te gjykatësi Jordan. Velkovski.
Gjyqi është caktuar kur më 16 gusht lënda për spitalin modular sipas Sistemit Informativ për Menaxhimin Automatik të Lëndëve Gjyqësore i është ndarë gjyqtarit.
Pas shqyrtimit të aktakuzës, gjyqtari tani do të fillojë gjykimin.
Kujtojmë se nga zjarri tragjik në spital vdiqën rreth 14 persona dhe u plagosën 12 të tjerë./albeu.com/