Juventusi është duke bërë gati ofertën për Houssem Aouar.
22-vjeçari është dëshirë e shumë klubeve të mëdha evropiane, duke përfshirë edhe emra si Arsenal dhe Manchester City, por Juventusi duket favorit.
Të lidhura
None found
Sipas Footmercato, një ofertë zyrtare do të bëhet nga Juventusi në ditët e ardhshme.
Lyon kërkon 60 milionë euro, por duket pothuajse e pamundur për Juventusin të ofrojë kaq shumë.
Thuhet se Juventusi është i gatshëm të ofrojë disa zgjidhje, duke ofruar shtatë lojtarë si huazim, ose në shkëmbim.
Në sezonin 2019-20, Aouar ka kontribuar me nëntë gola dhe 10 asistime në 41 ndeshje.
