Rama i përgjigjet “plumb” Bashës: Ti firmosë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!

Ndërkohë që në Greqi po diskutohet për shtrirjen e kufijve detarë me 12 milje, në Shqipëri ka nisur “lufta” mes Ramës e Bashës.

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish kryedemokratit Lulzim Basha për çështjen e “Detit” duke i thënë se negociatat janë ndalur që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

Në reagimin publik, i shton se nuk duhet të bëjë sikur nxehet duke i thënë ‘s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!’

“Negociatat Lulëzim janë ndalur prej kohësh,që pas ndryshimit të qeverive në Greqi! S’ka asnjë të re nga ai front, përveç dallgëve të ligësisë e padijes! Po ti mos bëj sikur nxehesh,se s’ta kam unë fajin kur bën sikur s’je ti që e firmose atë marrëveshjen e famshme që rrëzoi GJK!”, shkroi Rama.


Shtuar 28.08.2020 15:16