Sherr për pronën në Burrel, zihen 4 burra, arrestohen nga policia

4 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin për shkaqe pronësie duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndëkohë policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit Fran Miza, Ndue Miza, Flavian Miza dhe Asterio Miza.

Të lidhura

None found

Njoftim policie

U konfliktuan me njëri-tjetrin, për motive pronësie, vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, arrestuan në flagrancë shtetasit F. M., 68 vjeç; N. M., 60 vjeç; F. M., 24 vjeç; A. M., 24 vjeç, të katërt banues në Ulëz, Mat, si dhe referuan materialet dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. M, pasi për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dëmtime të lehta trupore.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 21.08.2022 14:50