Tiranë
I kishte publikuar video intime në rrjete sociale një shtetaseje, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, vihet në pranga 34-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, pas kallëzimit të marrë nga një 26 vjeçare, se një shtetas i kishte publikuar video intime në rrjete sociale, e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit të dyshuar.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 është bërë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:
– Viktor Guraj, 34 vjeç, banues në Fier dhe në Angli.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasi V. G. i kishte publikuar video intime 26-vjeçares, si dhe e përndiqte dhe e kanoste atë, në mënyrë të vazhdueshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com