Partizani triumfon me përmbysje ndaj Egnatia (VIDEO)

Partizani e ka nsur me fitore debutimin e Superiores për sezonin 2022-2023 teksa në Elbasan Arena të kuqtë triumfuan me rezultatin 2-1 ndaj Egnatias.

Kryeqytetasit në fakt u gjendën në disavantazh në minutën e 32-të të fraksionit të parë teksa Ilir Camaj përfitoi nga një gabim fatal i portierit Bekim Rexhepi. Ky i fundit dështoi në tentativën për të larguar sferën dhe si rrjedhojë la portën e boshatisur me sulmuesin e rrogozhinasve që nuk fali nga fare pranë.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë të besuarit e trajnerit Giovani Colella reaguan dhe gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 57-të me anë të Engjëll Hotit që ekzekutoi saktësisht një 11-metërsh të akroduar nga ana e VAR-it.

Kryeqytetasit nuk u dorëzuan në tentativat për të fituar ndeshjen dhe u shpërblyen në minutën e 97-të kur Xhuljano Skuka ndëshkoi Egnatian duk veshur edhe njëherë kostumin e Superheroit për Partizanin ashtu siç bënte në shumë ndeshje të sezonit të kaluar.

 

 

 

 

 


Shtuar 20.08.2022 21:29