Ballkani arrin marrëveshje me “bomberin” shqiptar, Sidrit Guri

Burime të FrontOnline mësojnë ekskluzivisht se Ballkani ka arritur marrëveshje me “bomberin” shkodran, Sidrit Guri.

Portali raporton se 28-vjeçari ka arritur marrëveshje me Ballkanin dhe shumë shpejt pritet të vie zyrtarizimi.

Guri që ka dy paraqitje edhe për Kombëtaren e Shqipërisë, së fundmi është aktivizuar te Shkëndija e Tetovës.

Në edicionin që lamë pas, në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut, Guri u paraqit në 24 ndeshje duke shënuar dhjetë gola e duke dhuruar tri asistime.

Më parë, Guri ka luajtur në Belgjikë te Oostende si dhe në Shqipëri te Kukësi, Korabi, Vllaznia, Kastrioti dhe Besa e Kavajës.


Shtuar 19.08.2022 16:46