Sherr në Lezhë, lëndohen dy persona, policia i arreston (EMRAT)

Foto ilustruese

Dy persona janë përfshirë ditën e sotme në një konflikt duke përdorur mjete të forta.

Policia bën të ditur se në konflikt janë përfshirë Alban Bibaj dhe Aleksandër Lulaj.

Këta persona kanë qëlluar njëri-tjetrin duke shkaktuar plagë të shumta. Nuk dihet ende arsyeja se përse Bibaj e Lulaj plagosën njëri tjetrin.

Njoftimi i policisë:

A.B., 41 vjeç dhe A. L., 45 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi këta shtetas, për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta dhe prerëse (shkop druri dhe thikë). Si pasojë dëmtimeve të marra, të dy shtetasit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

vijon…/albeu.com


Shtuar 18.08.2022 13:37