Diskutimet në Bruksel, zbardhet biseda mes Borrell e Kurtit

Kryeminsistri Albin Kurti para se të takonte kryeminstrin serb, u takua me përfaqësuesin e  Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Në Bruksel, ata kanë diskutuar për takimin e djeshëm mes sekretarit gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg dhe kryeministrit Kurti.

Borell e pyeti Kurtin se, “a keni takuar dje sekretarin gjeneral të NATO-s?

Kryeministri iu përgjigj Borellit vetëm me “po”.

Borell vazhdoi tutje bisedën duke i thënë se “lexova në gazeta”.

Kryeministri i dha detaje nga takimi duke ju përgjigjur “po ishte një takim shumë i mirë”.

Borell: “Takim i mrekullueshëm?”

Kurti: “Po”.

Borrell i tha më tej: “Jeni gati të dërgoni më shumë trupa, më thanë”?

Kurti: Po nëse është e nevojshme”

Borell “Ohh hajde, s’do të jetë e nevojshme”, pas kësaj përgjigje edhe kryeministri u shpreh optimist duke thënë se “shpresoj edhe unë gjithashtu”.

Tashmë në Bruksel ka përfunduar raundi i parë i takimit trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian./albeu.com

Shtuar 18.08.2022 13:36