Atentati në Vlorë, reagon Artan Hoxha: Autorët zhduken pa lënë gjurmë, bëni kujdes

Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me atentatin me dy viktima që tronditi Vlorën këtë mëngjes.

Hoxha shkruan në Facebook, se tashmë është bërë e udhës, autorët zhduken pa lënë gjurmë, ndërsa thotë se emrat e viktimave nuk janë identifikuar ende nga policia, gjë që sipas tij tregon pamundësinë e policisë për të zbardhur ngjarjen në kohë.

“Policia leshon njoftim për te “sqaruar” dhe “qetesuar” publikun,… Se ne Vlore tashme eshte e sigurte, qe jane vrare dy persona(Cilet?! Nuk e dime).
Ndersa tre autoret sipas zakonit jane zhdukur pa lene gjurme(Cilet jane?! Nuk e dime),
duke i hapur pak pune edhe sherbimit zjarrfikes te Fierit…

Me qarte se kaq çfare te thone me shume?!!! Dikur të pakten gjenim emrat e viktimave, tani mire qe nuk e dime kush jane vrasesit, por nuk e dime as ke kane vrare…Sezoni veror vazhdon….Kujdes nga spiunet…“, shkruan Hoxha në Facebook.

Kujtojmë se atentati që ndodhi në Panaja të Vlorës mbetën të vrarë dy persona Shpati Lena dhe Hakim Xhezo.

Kujtojmë se autorët i kanë ndjekur viktimat, derisa kanë dalë paralel me ta dhe i kanë qëlluar me kallashnikov.

Dyshohet se autorët kanë qenë tre, njëri prej tyre drejtonte mjetin, ndërsa dy qëlluan ndaj makinës tip “Benz” me të cilën po lëviznin të vrarët./albeu.com