“Vitin tjetër do të kenë një vend special”, Noizy ndan videon me dy fansat e veçantë në Alpha Show (VIDEO)

“Alpha Show”, koncerti që Noizy mbajti pak ditë më parë ishte një sukses për reperin, pasi mblodhi mijëra fansa të tijpor jo vetëm. Megjithatë, duket se vëmendjen më të madhe për reperin e kanë marrë dy fansa me aftësi të kufizuara. Ai ka ndarë një video ku shihen dy fansat në shesh.

Të rinjtë, të cilët ishin në karrige me rrota, kishin shkuar për të ndjekur koncertin në shesh ku kanë shijuar atmosferën që u krijua. Përmes kësaj videoje, Noizy ka zbuluar se vitin e ardhshëm, koncerti “Alpha Show” do të ketë një vend të posaçëm për personat me aftësi të kufizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NOIZY OTR (@noizy)

“Çka bëmë ne krejt u pa ❤️? vitin tjetër në @noizy_alphashow do bëjmë një vend special apostafat për njerëzit me aftësi të kufizuara.”, shkruan Noizy krahas postimit. Kujtojmë që reperi e cilësoi koncertin si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij ndërsa do të vazhdojë dhe vitet e ardhshme.