Një rast i dhunës në familje ka ndodhur në Vlorë, ku një 58-vjeçar ka rrahur kunatën e tij.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Shtetasi me iniciale K.J është shpallur në kërkim.
Njoftim policie
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe bën shpalljen në kërkim të shtetasit K. J., 58 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me kunatën e tij./albeu.com