Tre këshilla për t’u bërë njeri më i fuqishëm

Mos u mundoni të kërkoni pushtetin me aq shumë ngulm, sa ky proces t’ju konsumojë.

Njerëzit e fuqishëm mbajnë role të rëndësishme falë të tjerëve, por kjo nuk do të thotë se nuk marrin pjesë aktive në proces, shkruan “Revista Psikologji”.

Për t’u bërë të fuqishëm, është e nevojshme të zotëroni karakteristikat dhe të bëni veprimet e atyre që kanë autoritet dhe ndikim, transmeton lajmi.net.

Qëndrojuni besnikë ideve tuaja

Kuptoni se çfarë dëshironi dhe mundohuni ta fitoni, edhe nëse të tjerët nuk janë dakord. Kur keni një qëllim, mos e lini atë vazhdimisht pas dore. Nëse e bëni këtë, do të duket se po kërkoni miratimin e personave të tjerë, dhe kjo do t’ju zhvlerësojë në sytë e tyre.

Merrni përgjegjësitë tuaja

Kur gjërat zhvillohen për keq, mos tregoni gishtin kundër të tjerëve dhe mos e shpërdoroni kohën tuaj duke menduar për gabimet e së shkuarës. Më mirë pranoni përgjegjësitë tuaja, në mënyrë që të rregulloni gabimet e bëra dhe shfrytëzoni sa më mirë situatën e tanishme. Dështimet janë pjesë e jetës së gjithësecilit: njerëzit e fuqishëm nuk kanë frikë t’i pranojnë ato. Sekreti është t’i pranoni dhe të punoni në mënyrë që të rregulloni gjërat. Në vend që të diskutoni se i kujt ishte faji, mund të tregoni fuqinë tuaj, thjesht duke deklaruar se jeni të gatshëm të merreni me çështjen në fjalë.

Kujdesuni për mirëqenien fizike dhe mendore

Nëse nuk ndiheni në formë, nuk do të jeni në gjendje të keni një prezencë të pushtetshme. Të kujdeseni për shëndetin fizik është e thjeshtë: hani mirë, bëni aktivitet fizik për të qenë në formë dhe flini orët e nevojshme që trupi juaj të funksionojë siç duhet. Të kujdeseni për shëndetin mendor dhe emotiv mund të jetë më e vështirë, por në përgjithësi duhet të merrni kohë që të çlodheni, të bëni gjëra që për ju kanë interes dhe të kontaktoni njerëzit që i konsideroni të rëndësishëm për ju. Mos u mundoni të kërkoni pushtetin me aq shumë ngulm, sa ky proces t’ju konsumojë.


Shtuar 30.04.2021 22:24