Georgina Rodriguez, një nga modelet dhe influencueset më të ndjekura në botë, ka një stil ndryshe sepse lidhja e saj me Cristiano Ronaldon e mban gjithmonë
Një veshje milionerësh
Spanjollja bëri një shëtitje nëpër rrugët e Mançesterit me një fustan blu, i cili i shtonte linjat sensuale të trupit të saj, por që e la pa frymë kur mësoi çmimin e gjithçkaje që kishte veshur. Në foton e shpërndarë nga Georgina në llogarinë e saj në Instagram, ajo shihet në hyrje të vilës së saj në Mançester e veshur me një fustan blu Stella McCartney me vlerë 1900 euro. Për të kompletuar sandalet nga LeSilla për 765 euro dhe një çantë Hermes B opak për 94,000 euro.
View this post on Instagram
Bizhuteritë e zonjës Ronaldo
Ndër aksesorët e zgjedhur kishte edhe disa bizhuteri shumë të çmuara: një unazë diamanti me vlerë 800 mijë euro dhe një Cartier me vlerë 700 mijë euro . Veshja u aksesua me një orë Rolex me vlerë 550,000 €. Për të qenë më të saktë, është një flori i bardhë 18K GMT Master II, i zbukuruar me diamante në numrin dhe rripin. Duke shtuar koston e të gjitha veshjeve dhe aksesorëve të zgjedhur nga partnerja e Cristiano Ronaldos, Rodriguez kishte veshur gjithsej 2,146,665 euro. /albeu.com/