Plagosja me armë zjarri në Fushë Krujë, si ndodhi ngjarja? Reagon policia: Autori është arratisur

 Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Fushë Krujës.

Si pasojë e një konflikti për ullinjtë, Klodian Keçi ka qëlluar dhe plagosur me armë zjarri shtetasin Luan Hushi 55 vjeç.

Si pasojë e plagëvve të marra 55-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje./albeu.com