Një 48-vjeçar, Fatos Çollaku, i ka dhënë fund jetës në Përrenjas në kushte të rënduara psikologjike.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në fshatin Rrajcë, në lagjen Krastë dhe 48-vjeçari është gjetur i varur në një pemë afër shtëpisë.
Gjithashtu mësohet se ai jetonte në kushte tepër të vështira ekonomike dhe prej disa muajsh familjes së tij i kishin ndërprerë dhe energjinë elektrike pasi nuk kishte paguar.
Prej muajsh familja e tij nuk kishte energji elektrike, pasi ia kishin prerë për shkak të mos-pagesës. 48-vjeçari jetonte bashkë me të motrën, me ndihmat e banorëve të fshatit.
Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/