Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur në lidhje me 48-vjeçarin, i cili është vetëvrarur mbrëmjen e sotme në Rrajcë, për shkak se i ishte ndërprerë energjia elektrike.
Berisha thekson se të gjithë atyre që nuk kanë mundësi financiare për të paguar energjinë elektrike dhe ujin tu jepet një ndihmë ekonomike.
“Sot u gjet një qytetar i varur që i kishin prerë dritat. Shteti nuk pret dritat kush nuk e paguan duhet t’ia paguash ti. Nuk kthehesh dot në kohën e qiririt. ka me qindra mijëra shqiptarë që sistemohen si emigrantë dhe u paguhen dritat ose u jepen para për ti paguar. Ata që s’kanë do u marrësh përsipër ti paguash ujin, energjinë, ilaçet, kafshatën. Por këta zhdukin qindra mln euro në muaj apo 6 muaj”, u shpreh Berisha./albeu.com