Higuain: Në sezonin e parë të CR7 në Madrid, unë shënova 27 gola dhe ai shënoi 26, më pas ai filloi të shënonte 50

Gonzalo Higuain spikati te River Plate, luajti për Real Madrid, Napoli, Juventus dhe Milan. Ai u kritikua shumë jo vetëm në klube, por edhe në kombëtaren e Argjentinës.

Tani Higuain luan luan për Inter Miami dhe pranon në një intervistë për El Mundo se gjeti paqen në MLS.

“Pas kaq shumë vitesh në Evropë, kam gjetur paqen sportive dhe emocionale. Ishte vendimi i duhur për të kaluar në MLS. Kjo është ajo që kërkoja”.

Pas asaj që ndodhi në Kupën e Amerikës dhe Kupën e Botës në Brazil në vitin 2014, Higuain është bërë një person tjetër.

“Të gjithë janë të shqetësuar për kritikat, ajo ul vetëvlerësimin tuaj, shkakton depresion, anoreksi dhe shumë probleme të tjera. E gjitha për faktin se dikush ju kritikon ndërsa jeni ulur në kompjuter. Kritikat vijnë lehtësisht kur nuk e njeh një person, nuk e di se çfarë jete ka, e quan zhgënjim nga zilia”.

“Kam përjetuar momente të vështira, por kjo i ndodh të gjithëve në jetë, është e rëndësishme të jesh në gjendje të mësosh një mësim dhe të minimizosh sa më shumë vuajtjet. Gjëja kryesore në jetë është të jesh i lumtur, megjithëse nuk e di nëse lumturia ekziston. Duhet të përpiqesh të mos lëndohesh nga kritikat, por gjithçka vjen me përvojë.”

Një nga momentet më të paharrueshme për argjentinasin ishte mundësia për të luajtur me Leo Messin dhe Cristiano Ronaldon.

“Kam luajtur me të dy futbollistët më të mëdhenj të viteve të fundit, Messin dhe Ronaldon, si dhe me dy portierët më të mirë në histori, Buffon dhe Casillas. Kam kaluar shtatë vjet në klubin më të mirë në histori, shënova më shumë se 100 gola, fitova 15 trofe, jam argjentinasi i dytë më i luajtur për Real Madridin. Vitin e parë që Cristiano u transferua në Madrid, unë shënova 27 gola dhe ai shënoi 26. Dhe pastaj ai filloi të shënonte 50 gola në vit! Si e bëri atë?. /albeu.com/


Shtuar 9.08.2022 17:09