Agjentët kanë marrë nën hetim email-et e kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Kjo pas një hetimi të zgjeruar në lidhje me një skandal të madh tatimor, që i shkaktoi qeverisë miliarda euro.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta gjermane Hamburger Abendblatt, e cila ka treguar detaje mbi dinamikën e aksionit.
Emailet u hetuan në mars dhe mbuluan periudhën nga 1 janari 2015 kur Scholz ishte kryebashkiak i qytetit të Hamburgut.
Scholz ishte në detyrë deri në vitin 2018, kur u bë ministër i financave në kabinetin e ish-kancelares Angela Merkel.
E ekspozuar për herë të parë në vitin 2017, mashtrimi “cum-ex” përfshiu pjesëmarrës të shumtë që shkëmbenin me shpejtësi aksionet e kompanisë mes tyre rreth ditës së dividentit për të kërkuar zbritje të shumta tatimore për një pagesë të vetme.
Dhjetëra njerëz janë paditur për skandalin në Gjermani, duke përfshirë bankierë, tregtarë aksionesh, avokatë dhe konsulentë financiarë.
Hetimi tani është zgjeruar mbi një vendim të vitit 2016 nga autoritetet financiare në qytetin e Hamburgut për të hequr dorë nga një ofertë për të tërhequr 47 milionë euro në taksa nga banka private M. M. ëarburg mbi tregti të tilla cum-ex.
Hetuesit po shqyrtojnë nëse dhe si figurat politike kishin ndikuar në atë vendim.
Scholz do të vihet në sprovë për herë të dytë nga një komision parlamentar në Hamburg të premten e ardhshme për skandalin.
Zëdhënësi i tij Steffen Hebestreit i tha Hamburger Abendblatt se nuk ishte në dijeni të hetimeve në emailet e Scholz.
Ai shtoi se “nuk ka asgjë për të fshehur”.
Mediat gjermane kishin raportuar se menjëherë pas një bisede telefonike në vitin 2016 midis Scholz dhe ish-shefit të bankës ëarburg, Christian Olearius, autoritetet tatimore hoqën kërkesën prej 47 milionë eurosh ndaj kompanisë.
Por Scholz ka mohuar të ketë ushtruar presion mbi autoritetin tatimor të Hamburgut mbi aktivitetin cum-ex të Warburg.