Renditja nuk është bërë vetëm në bazë të numrit të vrasjeve që shkaktuan, por edhe në bazë të shkathtësive të tyre, si shënjestra dhe zotësia në vijën e armikut.
10- Thomas Plunkett
Ai ishte një ushtar irlandez që shërbente në ushtrinë britanike. Ajo çka e bën atë një nga më të mëdhenjtë është se ai e qëlloi gjeneralin e madh francez, Auguste-Marie-François Colbert.
Ai e qëlloi gjeneralin nga largësia prej 600 metrash me një armë e cila nuk e kishe aspak saktësinë dhe sofistikimin e armëve tona. E bëri të njëjtën gjë edhe me një major i cili kishte shkuar që të ndihmonte gjeneralin e tij. Ushtarët britanikë të asaj kohë ishin të trajnuar që të qëllonin armikun nga 50 metra distancë, ndërsa Plunkett qëlloi në cak në një largësi 12 fish më të gjatë dhe atë e bëri dy herë radhazi, që tregon se nuk ishte rastësi.
9- Rreshteri Grace
Data ishte 9 maj 1864, kur Rreshteri Grace, një snajperist i konfederatës në Amerikë, bëri atë që konsiderohet të jetë një shënjestër e paarritshme e asaj kohe. Ishte gjatë betejës së Spotsilvanisë kur Grace mori pushkën e tij britanike dhe kishte shënjestër gjeneralin John Sedgwick.
Distanca ishte 1000 yard (914 metra), një distancë tejet e gjatë për kohën. Gjatë fillimit të luftimeve, ushtarët filluan ta mbulonin në mënyrë që të ishte më i sigurt. Gjenerali kishte reaguar duke i qortuar. “Çka? E gjithë kjo të bëhet për një të shtënë të vetme. Çdo të bëni ju kur ata të shtinë në të gjithë frontin. Ata nuk mund ta godasin as elefantin nga kjo distancë”, thoshte ai. Pak sekonda më vonë ishte goditur poshtë syrit të tij të majtë dhe ra përtokë.
8- Charles ‘Chuck’ Mawhinney
Ka në konton e tij 103 vrasje të konfirmuara. Ai iu bashkua marinës amerikane në vitin 1967. Ai shërbeu në marinë gjatë luftës në Vietnam dhe e mbanë rekordin e vrasjeve për një snajperist të marinës. Ai 103 vrasje i kreu për vetëm 16 muaj, përderisa 216 vrasje të tjera ishin shënuar si të mundshme të bëra nga ai, vetëm sepse ishte me shumë rrezik në atë kohë që të kërkohej në trupa për dokumenta. Ai ka kryer vrasje edhe nga distancat prej më tepër se 1000 metra duke e bërë snajperistin më të madh të luftës së Vietnamit.
7- Rob Furlong
Ish -pjesëtari i forcave kanadeze mbanë rekordin për vrasjen në gjatësinë më të madhe të kryer në histori prej 2,430 metrash. Kjo gjatësi e arritur në vitin 2002 u arrit gjatë përfshirjes së tij në operacionin Anakonda. Ai gjatë operacionit pa 3 pjesëtarë të Al-Qaeda të armatosur që po lëviznin në bjeshkë. Mori pozicion dhe qëlloi. Në gjuajtjen e parë doli huq. Në të dytën e qëlloi armikun në çantën e shpinës. Ai kishte shkrepur për të tretën herë, por armiku e kuptoi se po qëllohej. Çdo qitje u bë brenda tre sekondave, që I jepte kohë të mjaftueshme armikut që të fshihej. Por, ky ia arriti që në gjuajtjen e tretë ta qëllonte armikun në gjoks.
6- Vasily Zaytsev
Zaytsev është ndoshta snajperisti më i njohur në histori falë filmit “Armiku te dera”. Zaystsev ishte lindur në Yeleninskoye të Rusisë dhe u rrit në malet Urale. Para Stalingradit, ai shërbeu si nënpunës në Ushtrinë Sovjetike. Por, pas arritjes së konfliktit në qytet, ai vullnetarisht iu bashkua ushtrisë në front. Ai shërbeu në regjimentin e pushkëve 1047. Zaystsev u shkollua si snajperit në fabrikën Meriz. Kadetët që u trajnuan aty është llogaritur se kanë vrarë mbi 3000 ushtarë armiq. Vetëm Zaytsev është konfirmuar se ka vrarë 242 njerëz në mes të Teotrit 1942 dhe janarit 1943, por numri i vërtetë mund të shkojë deri në 500.
Nuk kishte ndonjë snajperist të zotin në anën e nazistëve, pavarësisht se filmi e thotë të kundërtën. Pak më i zoti ishte Ervin Konig. Zaytsev është shprehur në kujtimet e tij se dueli u zhvillua gjatë një periudhë treditore në rrënojat e Stalingradit. Detajet se çka ndodhi mungojnë, por pas tri ditësh ai tha se e ka vrarë snajperistin nazist dhe e mori trofenë, cuke e quajtur trofeu më i rëndësishëm pasi kishte vrarë një snajperist që e konsideronte të zotin pothuajse njëjtë si vetveten.
5- Lyudmila Pavlichenko
Në qershor të vitit 1941, kur nazistët po pushtonin Bashkimin Sovjetik, Pavlichenko ishte 24-vjeçare. Ajo ishte në mesin e vullnetareve duke iu bashkuar këmbësorisë së Ushtrisë së Kuqe, përkatësisht divizionit të 25-të të sajë. Aty ajo u bë një nga 2000 snajperistet femra të ushtrisë sovjetike. Dy vrasjet e sajë të para u bënë afër Belyayenvka. Ndërsa, beteja e parë që mori pjesë ishte ajo në Odessa. Ajo ishte në atë qytet për 2 muaj e gjysmë duke bërë 187 vrasje. Por, pas asaj periudhe ajo ishte e detyruar të zhvendoset në Sevastopol. Atje ajo arriti numrin total të vrasjeve në 257. Numri total i vrasjeve të konfirmuara nga ajo arriti në 309, 36 nga të cilat ishin vrasje të snajperistëve armik.
4- Corporal Francis Pegahmagabow
I shpërblyer me medalje ushtarake tri herë dhe dy herë i plagosur seriozisht, ai ishte një gjuajtës ekspert dhe skaut, ai vrau 378 gjermanë dhe i zuri rob mbi 300 të tjerë. I lindur në Kanada, ai ishte pjesë e divizionit të këtij shteti në beteja gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai konsiderohej hero, pasi pos vrasjes së shumë armiqve dha një kontribut të madh edhe duke rrezikuar në vijën e zjarrit armik për të ndihmuar eprorët dhe bashkëluftëtarët e tij.
3- Adelbert F. Waldron
Ai mban rekordin e numrit më të madh të vrasjeve të konfirmuara si snajperist në mesin e amerikanëve.
Por nuk është vetëm numri i madh i vrasjeve që e bën atë një nga më të mëdhenjtë e historisë, por edhe saktësia e madhe e tij. Saktësia e tij tregohet edhe në librin “snajperistët në Vietnam, ku nxirret një pjesë: “Duke lundruar me barkë në lumin Mekong ne po qëlloheshim nga një snajperist Vjetkong. Nuk e shihnim fare. Por, rreshteri Waldron e mori snajperin e tij e vendosi në pozicion qitjeje dhe e qëlloi armikun që gjendej mbi një pemë 900 metra larg nesh”.
2- Carlos Norman Hathcock
Hathcock ka regjistrin më të mirë të snajperistit në historinë e marinës amerikane. Ai fitoi një duzinë kampionatesh të qitjeve. Por, kjo nuk është asgjë krahasuar me atë që bëri në luftën e Vietnamit duke bërë 93 vrasje të konfirmuara.
Kjo bëri që ushtria vietnameze të nxirrte një shpërblim prej 30 mijë dollarëve për jetën e tij. Ajo që e dallon këtë snajperit ishte një gjuajtje e tij e famshme. Ai hapi zjarr në një distancë shumë të madhe, përderisa plumbi kaloi nëpër snajperin e një armiku duke e qëlluar atë në sy dhe duke e vrarë. Ai kreu edhe një seri misionesh të pamundura, një nga të cilët përfshinë edhe qëndrimin me ditë e netë të tëra pa gjumë brenda frontit të armikut vetëm për të vrarë një gjeneral. Pasi e vrau u kthye shëndosh e mirë tek baza e vet, transmeton tiranaobserver.
1- Simo Häyhä
Ishte një ushtar finlandez. Ai ka numrin më të madh të vrasjeve të konfirmuara si një snajperist në ndonjë luftë, gjithsej 705. Ai lindi në kufirin finlandezo-rus, duke filluar shërbimin ushtarak në vitin 1925. Detyrat e tij si snajperist filluan në vitin 1939-1940 gjatë Luftës së Dimrit në mes të Rusisë dhe Finlandës. Në temperatura që shkonin deri në -40 gradë celcius, ai për më pak se 100 ditë arriti të vrasë së paku 505 ushtarë të armikut (542 duke përfshirë edhe vrasjet e pakonfirmuara), por ka edhe tregime që thonë se ky numër kishte arritur në mbi 800. Por, pos vrasjeve me snajper, ai kreu edhe 200 vrasje të konfirmuara me mitraloz, të cilat e qojnë numrin e vrasjeve të konfirmuara në 705, ndërsa nëse përfshihen edhe ato të pakonfimuara atëherë ky numër i atij që njihej me pseudonimin si “Vdekja e Bardhë” shkon në mbi 1000, të gjitha të kryera në më pak se 100 ditë.