Zjarr në Selenicë, aktivizohet një tjetër vatër, digjet një banesë

Një tejër vatër zjarri është aktivizuar në vend. Këtë herë bëhet fjalë për fshatin Lezhan të Bashkisë Selenicë.

Zjarri është në përmasa të mëdha dhe era po e favorizon përhapjen e tij duke djegur kështu rreth 30 hektarë me shkurre, pemtari dhe ullinj.

Flakët rrezikojnë banesat dhe zjarrfikësit kanë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Aktualisht po punohet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Dëmet janë të konsiderueshme në pemëtari e shkurret që janë përfshirë nga flakët./albeu.com


Shtuar 8.08.2022 15:58