Foto ilustruese
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në jug të Shqipërisë, ku një pronar restoranti është filmuar teksa ndjek me thikë në dorë klientin e tij.
Video e siguruar nga JOQ është xhiruar në një restorant në Sarandë, ku klienti fillimisht ka patur një përplasje me pronarin.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e para që shohim ngjarje kaq të shëmtuara, ku pak vite më parë Mihal Kokëdhima bëri të njëjtin gjest duke terrorizuar kielntët në lokalin e tij vetëm pse këta të fundit nuk iu pëlqeu as ushqimi por as çmimi abuzues në faturë.
Ndërkohë këtë vit, për shkak edhe të këtyre veprimeve, numri i pushuesve në plazhet e jugut ka qenë në shifra mjaft të ulëta./albeu.com/
View this post on Instagram