Vrasja e Jonadën nga polici skafist në Himarë ngriti qytetarët në protestë në Tiranë pasditën e 4 gushtit dhe në fundin e saj shoqëria civile dha një ultimatum për kryeminsitrin Rama, i cili duket se ka shkuar “vesh në shurdhët”.
Ata i dhanë 24 orë kohë Kryeministrit që të shkarkonte drejtorin e Policisë, Gledis Nano, ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro deri të hënën, ose në të kundërt protestat do të vazhdonin.
Duke parë situatën, ditën e djeshme u lajmërua protesta e radhës para Ministrisë së Bredshme e cila do të organizohet ditën e hënë në orën 19:30.
Ditën e sotme posterin “Drejtësi për Jonadën” e ka shpërndarë në “facebook” edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se mbështet plotësisht këtë protestë qytetare.
“Nesër qytetarët në protestë. Mbështetje të plotë protestës së tyre! Sb”, shkruan Berisha./albeu.com