Shqipëria po vaksinon në masë, Gjermania pezullon “AstraZeneca”

Gjermania është shteti i radhës që ka pezulluar përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” pas raportimeve për mpikje gjaku tek shtetasin e vaksinuar.

Lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Ministrisë Federale të Shëndetësisë i cili tha se vendimi u mor si një “masë paraprake” dhe me këshillën e rregullatorit kombëtar të vaksinave të Gjermanisë, Instituti Paul Ehrlich, i cili bëri thirrje për hetime të mëtejshme të rasteve.

Kujtojmë se Shqipëria nisi këtë të hënë vaksinimin e mësuesve në të gjithë vendin me vaksinën ‘AstraZeneca’.

 

 

 

 

 

 


Shtuar 15.03.2021 16:16