Një grup pushuesish janë konfliktuar ditën e sotme në Vlorë, ku si pasojë ka pasur edhe të lënduar e të gjakosur.
Mësohet se shkak i këtij sherri janë bërë dy rinj, që dyshohet se kanë ngacmuar dy gra. Këtë skenë e kanë parë bashkëshortët dhe familjarët e tyre që kanë ndërhyrë dhe janë konfliktuar me dy të rinjtë.
Sherri ka shkuar aq keq sa është përdorur edhe forca fizike duke gjuajtur ndaj njëri tjetrit me grushte. Si pasojë e sherrit tre persona kanë përfunduar të gjakosur. Mësohet se nga qytetarë të ndryshëm është njoftuar policia dhe ambulanca për tu ardhur në ndihmë të lënduarve. /albeu.com