Deri më tani raportohet për të paktën 12 viktima dhe 32 të plagosur në aksident tragjik në Zagreb të Kroacisë, ku një autobus me targa polake doli nga rruga dhe përfundoi në kanal.
11 prej viktimave kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa një prej tyre në spotal.
Sipas informacioneve nga mediat polake, në mesin e pasagjerëve në autobus ishin 3 priftërinj dhe 6 murgesha.
Ndërkohë dyshohet se në autobus mund të jetë persona të tjerë, ndërsa disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë./albeu.com