Kryeministri Edi Rama dhe pse ka fituar 74 mandate nga zgjedhjete 25 prillit ka përsëritur ftesën publike për Lulzim Bashën për një bashkëpunim duke deklaruar hapur se nuk ka as kufij e as vija të kuqe.
I gjendur përballe pyetjeve të analistëve, Rama deklaroi hapur se nuk konsideron për bashkëpunim as PSD e Tom Doshit dhe as LSI duke deklaruar se nuk i interesojnë.
Edi Rama: Unë po flas për PD-në, nuk po flas për të tjerët. PSD nuk do jetë në qeveri me ne, aspak.
Unë me PD dua të bëj një sforco shumë të madhe personale të partisë sonë për të shkuar përtej pandemisë politike se na ka degjeneruar si njerëz në sytë e njerëzve.
Ua kemi këtë detyrim njerëzve dhe Shqipëria sot ka një oportunitet fantastik me gjithë ato investime që kemi përpara dhe nëse kanalizojmë një pjesë të madhe të energjive që i kanalizojmë çdo ditë në mënyrë negative, do bënim shumë për Shqipërinë./albeu.com/