Elvana Gjata ka qënë një nga të ftuarat në Festivalin e Sunny Hill ku ka dhënë një performancë të shkëlqyer.
Gjatë festivalit Elvana ka bërë një gjest mjaft prekës për të atin.
Ajo ka marrë një moment duke i uruar babait të saj ditëlindjen, ndërkohë pas mesnate këngëtarja ka postuar videon në “Instagram” ku shihet teksa iu kërkon pjesëmarrësve të këndojnë për të shtrenjtin e saj.
“Të dua babi. Gëzuar ditëlindjen” dëgjohet duke thënë këngëtarja në video. “Gëzuar ditëlindjen Babi! Je më i shtrenjti im”, ka shkruar më pas krahas videos.
View this post on Instagram
Festivali, i organizuar nga Dukagjin Lipa babait i Dua Lipës, startoi mbrëmë në Prishtinë dhe do të zgjasë për disa ditë ndërsa do të zhvillohet dhe në Tiranë në fund të muajit./albeu.com