Rama kërkon falje publikisht: Jam habitur dhe vetë! (VIDEO)

Kryeministri Rama u ka kërkuar falje publike shqiptarëve për mitingun masiv pas fitores së zgjedhjeve.

Ndër të tjera ai deklaroi se nuk është në dijeni të jetë gjobitur nga policia e Shtetit për shkelje të masave anti covid.

Edi Rama: E pranoj që ajo që ndodhi ne në këtë aspekt ishte shkelje e pajustifikueshme për ne dhe për këtë çështje unë kam bërë edhe një komunikim me organizatorët, se nuk e kuptova pse nuk ishte zbatuar e njëjta skemë me karrige dhe distancë, dhe në ato kushte nuk kishte si të ikja se mund ta bëja dhe këtë.

Në këtë rast ne kemi bërë gabim dhe është kundër rregullave. Jam habitur, se më pyetën se formati do jetë si herët e tjera, me karrige, por pastaj pashë që nuk ishin vënë karrige, kërkoj ndjesë publike për këtë që ka ndodhur. /albeu.com/


Shtuar 29.04.2021 21:49