U përplas nga mjeti, ndërron jetë një person në Kamëz, kapet 22 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndohur në Kamëz.

Nje person reth 60 vjeç ka ndërruar jetë teksa u aksidentua nga mjeti me drejtues E. K 22 vjeç i cili u shoqërua më pas në komisariat.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 21:10, në rrugën “Berisha” në Kamzë, mjeti me drejtues shtetasin E. K., , ka aksidentuar  këmbësorin shtetasin H. A., reth 60 vjeç, i cili si pasojë e goditjeve të marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. K., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 29.04.2021 21:45