Çfarë do të bënit nëse do të ishit në vend të Ramës? Berisha përgjigjet nga protesta: Në minutën e katërt!

Ish-kryministri Sali Berisha ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga shoqëria civile për vrasjen me gomone të 7-vjeçares në Himarë.

Berisha është pyetur nga gazetarët se çfarë do të bënte nëse do të ishte në vendin e kryeministrit Edi Rama.

Të lidhura

None found

Ai është shprehur se nëse do të ishte në vend të kryeministrit, Bledi Çuçi do të ishte shkarkuar brenda pak minutave.

“Nëse do të isha në vendin e Edi Ramës, Bledi Çuçi nëse nuk do të dorëhiqej për 3 minuta, në të katërtën do e shkarkoja unë. Atë bashkë me ministren e Turizmit, si personat drejtpërdrejt përgjegjës”, u shpreh Berisha./albeu.com/