Një grua rreth 60-vjeç dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit për shkak të problemeve shëndetësore dhe më pas është gjetur pa shenja jete nga Policia.
Ngjarja ka ndodhur në Laknas, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete./albeu.com