Modelja dhe aktorja shqiptare, Almeda Abazi prej vitesh jeton në Turqi, me familjen e saj.
Së fundmi Almeda ka postuar Q&A në Instagram ku ju përgjigjet edhe fansave pvr pyetjet që ata kanë.
Që nga mosha e njohjes me Tolgahan e deri tek fjalët e para të Alinës, Almeda na i ka treguar të gjitha.
Një ndjekëse e ka pyetur se sa vjeçe ka qenë kur e ka njohur Tolgahan.
“Hmm…për të njohur diku tek: 20-21 vjeç, por lidhja jone filloi kur isha 23. Omg sa e vogël paskam qenë”, ka shkruar Almeda.
Almeda na ka treguar dhe fjalën e parë të thënë nga Alina, dhe jo nuk është mami.
“Baba. Mendoj se Alina është vajza e vogël e babit”, shkroi Almeda.