Berisha vizitë për ngushëllime në familjen e 7-vjeçares së ndjerë: Krimi u krye nga një njeri i qeverisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë në familjen e 7-vjeçares që u vra të martën nga skafi i drejtuar nga polici, Arjan Tase.

Berisha, pas vizitës ka folur për mediat dhe është shprehur se, krimi u krye nga një njeri i qeverisë.

“Shpreh ngushëllimet më të ndjera, të miat të PD, erdha si qytetar për familjen e Jonadës, e cila humbi jetën në një krim horror dhe ka tronditur thellë çdo shqiptar çdo njeri. Si ngjarje si krim i shëmtuar duhet të ishe vetëm një individ si ai që e kreu, se kurrë nuk mund të ndodhte një akt i tillë. Një akt i tillë është jashtë përfytyrimit për një qytetar të thjeshtë. Në fakt ky akt u krye nga një njeri i qeverisë. Ky akt u krye me një mjet monstruoz krimi, siç ishte skafi me 600 kuaj fuqi. Ky akt u krye në distancën më të afërt me rërën, në prani të qindra fëmijëve pushuesve të tjerë që loznin aty. Në këtë aspekt komisari nuk është asgjë tjetër vetëm një xhelat. Dhe krimi është një dëshmi e një shteti të mbushur me të tillë. Ju I keni vetë rastet, nuk është momenti për t’i numëruar këtu vdekjet në stacionet e policisë, vrasjet Brenda stacioneve të policisë. Nuk është rastësi. Ky xhelat skafist vetëm se imitoi ministrin e tij me skaf”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se do të marrë pjesë sot në protestë, si qytetar, jo si politikan./albeu.com