Teksa lufta në Ukrainë po vijon që prej 24 shkurtit të këtij viti, një deklaratë e papritur vjen nga Moska.
Kjo deklaratë vjen mes luftës në Ukrainë dhe krizës ekonomike.
“Rusia ishte dhe është e gatshme të zgjidhë problemin ukrainas përmes diplomacisë, por sipas kushteve të saj”, kështu ka thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitro Peskov.
Ai po ashtu ka theksuar se ia vlen të përmendet se për këto kushte vendet kanë rënë dakord në Stamboll.
“Ia vlen të përmendet edhe njëherë se për këto kushte u ra dakord në Stamboll nga të dyja palët, ruse dhe ukrainase”, ka thënë ai.
Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Kievi e braktisi atë marrëveshje, por Moska është e hapur për negociata mbi këtë bazë, të cilat përfshinin një ndarje të negociatave për neutralitetin e Kievit nga ato për të ardhmen e Krimesë dhe Donbasit.