Situata në Tajvan vijon të jetë e tensionuar prej ditësh.
Prej disa ditësh qytetarët e Tajvanit janë të frikësuar nga ndonjë pushtim i mundshëm nga ana e Kinës.
Ndërkohë që gjatë ditës së mërkurë 27 avionë luftarakë kinezë kanë kaluar vijën mbrojtëse të Tajvanit, duke rritur edhe më shumë tensionet mes dy vendeve.
Sipas autoriteteve të Mbrojtjes së Tajvanit 27 avionësh luftarakë – duke përfshirë 16 avionë Su-30 – kaluan në zonë, ndërsa Taipei rriti mbrojtjen e tij pasi vizita e Nancy Pelosi zemëroi Pekinin.
Në rritjen e fundit të tensioneve, Tajvani tha se dërgoi avionë dhe vendosi sisteme raketore për të “monitoruar” aktivitetet kineze në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore. Udhëheqësit e Tajvanit kanë thënë se “nuk do të turpërohen” nga lufta me Kinën nëse shtyhen drejt saj.
Gjeneralët e vendit thanë: “Ne jemi të vendosur të mbështesim sovranitetin, lirinë dhe demokracinë tonë.
“Ne nuk kemi frikë nga asnjë kërcënim apo sfidë. Ne nuk jemi të etur për një luftë, as nuk do të shmangemi nga një.
“Ne kemi kapacitetin dhe vullnetin për të mbështetur lirinë dhe demokracinë tonë të çmuar dhe për të ruajtur stabilitetin e rajonit tonë.”
Kjo vjen pasi ministria e mbrojtjes e vendit zbuloi se stërvitjet ushtarake të Kinës kishin pushtuar territorin e Tajvanit duke bllokuar hapësirën e saj detare dhe ajrore.
Lëvizja erdhi disa orë përpara se Pelosi, zyrtarja e nivelit më të lartë të SHBA që vizitoi Tajvanin.