Barcelona në fazën e “pastrimit” të skuadrës, “fshesa” ngec te Braithwaite

Sulmuesi danez i Barcelonës Martin Braithwaite nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona edhe pse  i është bërë e ditur nga klubi se ai nuk është në planet e trajnerit Xavi për sezonin e ri pas transferimeve të fundit.

Sipas mediave në Spanjë, “katalanasit” janë gati t’i paguajnë çdo cent të kontratës në këmbim të largimit, por danezi është shprehur se ndjehet mirë në “Camp Nou” edhe pse nuk i premtohen minuta.

Klubi i Barcelonës është duke tentuar me çdo kusht të largojë disa lojtarë në mënyrë që të regjistroje disa prej transferimeve të kësaj vere./albeu.com