Gjatë sezonit të fundit të ‘’Përputhen’’, prezantuesja kosovare, Elita Rudi ishte shumë shpesh e pranishme si opinioniste dhe kjo i ka nxitur të gjithë të mendojnë se do të jetë ajo, e cila do të drejtojë emisionin pas largimit të Bora Zemanit.
Gjatë një intervistë për T7 ajo ka zbuluar vendimin e saj.
“Ka patur shumë thashetheme. Por, vendimi im është marrë dhe unë do qëndroj në Kosovë. Për mua është shumë e rëndësishme familja, kështu që këtu do qëndroj.”
Tutje ajo ka vazhduar duke thënë: “Kam patur oferta nga Shqipëria, por nuk mundem të shkoj atje. Është sakrificë e madhe. Dhe nuk mund të ndryshojë rrjedhën e jetës, as për vete as për familjen. Nuk do doja një projekt që ka lidhje me showbizin. Nuk ndihem sikur mund tu bëjë pyetje provokative të ftuarve.”/albeu.com