Ambasadorja amerikane në vendin tonë, Yuri Kim, ka uruar Shefin e ri të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare, Arben Kingji.
Kingji u dekretua ditën e sotme në këtë pozicion nga presidenti Bajram Begaj.
Përmes një postimi në Twitter, ambasadorja Kim u shpreh se po pret me padurim vijimin e punës për forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara
“Urime BG Arben Kingji për emërimin e tij në detyrën e Shefit të Mbrojtjes së Forcave të Armatosura Shqiptare. Ne mezi presim të punojmë me të për të vazhduar forcimin e bashkëpunimit ushtarak me Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë si aleatë të NATO-s, ndërsa mbrojmë paqen dhe sigurinë në rajon dhe në mbarë botën”, ka shkuar ajo./albeu.com/