E BUJSHME/ Zëvendësuesi i Benzemasë, Real Madrid do Lukakun

Real Madrid po mendon për Romelu Lukakun për të zëvendësuar Karim Benzemanë. Belgu i’u bashkua Interit vetëm një vit më parë, pasi zikaltërit e blenë nga Mançester Junajtid.

Sipas “Le10Sport”, Lukaku është mes katër dëshirave kryesore të Real Madridit për të zëvendësuar Benzemanë. Dy dëshirat madhore të klubit spanjoll janë Kilian Mbape dhe Erling Haland.

Më pas vjen sulmuesi i Liverpulit Sadio Mane, dhe dëshira e katërt është pikërisht sulmuesi i Interit, Lukaku.


Shtuar 19.08.2020 14:37