Këngëtarja e dashur për publikun, Aurela Gaçe, gjithmonë flet hapur me ndjekësit e saj për jetën e saj private.
Së fundmi, gjatë një mini-interviste të zhvilluar me fansat në “Instagram”, artistja e njohur iu përgjigj një pyetjeje të një ndjekësi kureshtar, i cili shkruan: “Je zbukuruar shumë, ndonjë çun apo llafe janë?”.
Këngëtarja u përgjigj me shaka se “e mban burri mirë”, por më pas për të sqaruar edhe të gjitha dyshimet, ajo la të kuptohej se për momentin nuk po zgjeron familjen.
“Më mban burri mirë prandaj. Bukuria është relative, me shije, me momente. Unë ndihem mirë edhe atë e reflektoj. Kaq”, shkruan Aurela Gaçe në “Instastory”.
Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja flet për zgjerimin e familjes. Aurela Gaçe, e cila ka dy vjaza me partnerin e saj, u pyet pak kohë më parë nëse kishte plane për të zgjeruar familjen. Ndërsa kuriozitetit të fansave ishte nëse do donte të kishte një djalë, theksoi se gjinia e fëmijës për të nuk ka rëndësi.
“A do bësh fëmijë tjetër dhe djalë?”- iu drejtua kohë më parë një prej ndjekësve.
“Nuk mbaj të bëj fëmijë tjetër. Keni ndonjë formulë? Për çunin po them? Absolutisht nuk e mendoj gjininë, jam e bekuar”, u përgjigj këngëtarja.