Trump: Joe Biden nuk vuan nga Covid por nga çmenduria senile

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përfituar nga riinfektimi i Joe Biden për ta sulmuar atë për gjendjen e tij të përgjithshme fizike. Me anë të një postimi në ‘Truth’, Trump shkruan se Biden nuk vuan nga Covid, por nga çmenduria senile.

“Mjekët e kanë gabuar diganozën. Biden nuk ka më Covid, i njohur ndryshe si virusi i Kinës, por çmenduri senile, “shkruan ish-presidenti i cili është pothuajse në të njëjtën moshë me kreun aktual të Shtëpisë së Bardhë në rrjetin e tij social ‘Të vërtetën’.

“Joe po mendon të zhvendoseni me kohë të pjesshme në një nga ato shtëpitë e bukura të të moshuarve në wisconsin, ku gati 100% e banorëve, për mrekulli dhe për herë të parë në histori, kishin forcën dhe energjinë për të votuar, edhe nëse ato vota ishin hedhur në mënyrë të paligjshme. Shërohu shpejt Joe!”, shkroi Trump, duke përsëritur për të disatën herë akuzat për mashtrim në zgjedhjet e 2019-ës të fituara nga Biden./albeu.com