Bora Zemani dhe 3 çuna kapen “mat” në gomone, mes tyre edhe Donaldi (FOTO LAJM)

Bora Zemani dhe Donald Veshaj po i shijojnë këto ditë së bashku me vëllezërit e tyre në jug të vendit.

Ata kanë treguar të dy në rrjetet sociale se ndodhen në jug dhe siç pritej nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve që i kanë fotografuar bashkë.

Në disa fotografi të publikuara shihet moderatorja e ulur pranë vëllait të saj, Lisienit, dhe vëllait të vogël të Donaldit, Marios.

Në foton tjetër ata shihen së bashku në një gomone. Bora ka veshur një palë pantallona të shkurtëra të zeza, bluzë gjithashtu të zezë, teksa mban në kokë një kapele.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që ata kapen bashkë në pushime dhe tani thuajse është pranuar hapur lidhja e dashurisë mes tyre./albeu.com/

 


Shtuar 1.08.2022 18:52