“Zbrit poshtë se ta tregoj unë ty”, ky është 51-vjeçari që grushtoi për vdekje mësuesin në Tiranë: Si ndodhi ngjarja

Një 56-vjeçar në Tiranë ka ndërruar jetë pas një sherri me grushte me një 51-vjeçar. Mësohet se Nikoli Staka ka ndërruar jetë për shkak të hemorragjisë së shkaktuar nga rrahja që i ka bërë Alban Meneri.

Autori, i cili është personi në foton më poshtë, është arrestuar nga policia.

Si ndodhi ngjarja?

Nikolin Staka, me profesion mësues, lindur në Laç, banues prej një muaji me qera në Tiranë. Ka parë nga ballkoni i katit të dytë të banesës që Alban Meneri po debatonte me një grua për punë parkimi, dhe i ka folur duke i thënë: “Çfarë bën s’të vjen zor që zihesh me gra”.

“Zbrit poshtë, se ta tregoj unë ty”, i është përgjigjur autori.

Staka ka zbritur dhe Meneri e ka goditur me grushte në kokë dhe në qafë, më pas ka ikur. 51-vjeçari ka gjetur më vonë vdekjen, nga hemorragjia, një ditë më vonë./albeu.com


Shtuar 1.08.2022 13:16