Një aksident tragjik është regjistruar në Greqi. Konkretisht në autostradën “Ionia Odos”, burrë e grua dolën nga makina për të parë se çfarë defekti kishte mjeti me të cilin po udhëtonin.
Në momentin që çifti doli nga makina një mjet tjetër përplasi makinën e tyre, duke përplasur në këtë mënyrë çiftin shqiptar.
Ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të çiftit, të cilët ndodheshin brenda makinë.
Fëmijët 20 dhe 26 vjeç kanë marrë lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.