Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në veri. Ndërsa i ka dhënë të drejtë autoriteteve të Kosovës, i bëri thirrje të bashkohet në Ballkanin e Hapur duke shtuar se rrugët janë dy; luftë ose paqe.
“Jeni në të drejtën tuaj të nxirrni konkluzione ekstreme dhe e imja që të them se e kundërta është e vërtetë. Ushtirmi i sovranitetit në të gjithë territorin shtetit të Kosovës, bazuar në marrëveshje e dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel lidhur me temën që ka sjellë acarimin, nuk është vetëm e drejtë e Kosovës por edhe detyre. Mbështetës 100% autoritetet në Kosovë që marrëveshja të zbatohet. E përgëzoj Kurtin për sensin e vetëpërmbajtjes dhe dëgjimin e aleatëve që sugjeruan një shtyrje 30 ditore për t’i dhënë kohë kohë për sqarime që kur marrëveshja të hyjë në fuqi të mos ketë probleme. Këto nuk tregojnë se BH është i gabuar apo që qasja ndaj Kosovës, dialogut e paqes është i gabuar. Këto situata tregojnë pse duhet BH dhe pse Kosova duhet të bëhet pjesë. Kur vjen puna që gjërat shkojnë në thikë, njëra është e kthimit mbrapa dhe luftës dhe tjera është ndërtimi i paqes”, tha Rama.
https://www.facebook.com/ediramaal/videos/1434505326954857
