Gjatë 24 orëve të fundit njoftohet se nga 1590 testime të kryera, 716 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Fatkeqësisht Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kanë ndërruar jetë dy persona të moshave 69-92 vjeç.
Aktualisht janë 8,239 raste aktive me koronavirus në gjithë vendin.
Njoftimi MSH
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.
Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1590 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 716 qytetarë, në këto bashki:
303 në Tiranë, 68 në Durrës, 66 në Fier, 35 në Lushnje, 24 në Vlorë, 19 në Sarandë, 18 në Kamëz, 17 në Shkodër, nga 15 qytetarë në Kavajë, Berat, 11 në Krujë, nga 10 qytetarë në Divjakë, Pogradec, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Mirditë, Tepelenë, Dimal, nga 7 qytetarë në Vorë, Himarë, nga 6 qytetarë në Lezhë, Mallakastër, nga 5 qytetarë në Malësi e Madhe, Delvinë, nga 4 qytetarë në Kurbin, Shijak, Përmet, Gramsh, nga 3 qytetarë në Selenicë, Skrapar, Elbasan, nga 2 qytetarë në Pukë, Has, Roskovec, Kolonjë, nga 1 qytetar në Kukës, Rrogozhinë, Patos.
Janë 8,239 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë. Në 24 orët e fundit ka dy humbje jete me Sars-Cov2: dy qytetarë nga Tirana të moshave 69-92 vjeç.
Janë shëruar 1055 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 300,313 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (31 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 716
Të shëruar në 24 orë 1055
Të shtruar në spitale 32
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1590
Testime totale 1,918,177
Raste pozitive 312,097
Raste të shëruara 300,313
Raste Aktive 8,239
Humbje jete 3,545
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4,446
Fier 699
Durrës 637
Vlorë 453
Elbasan 399
Shkodër 336
Korçë 326
Berat 285
Lezhë 238
Gjirokastër 232
Dibër 120
Kukës 68/albeu.com