Berisha nxjerr foton: Kush e ka radhën pas Ahmetajt dhe Tahirit (FOTO LAJM)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të treguar që kryeministrit Edi Rama po i vjen radha për të dalë para drejtësisë.

Berisha ka shpërndarë në rrjetet sociale pamje ku fillimisht duken kryeministri Rama, ish-ministri Saimir Tahiri dhe ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Ndërsa fotoja e dytë dhe e tretë janë modifikuar, ku fillimisht është fshirë ish-ministri Tahiri, ndërsa në të tretën kreu i qeverisë ka mbetur vetëm, pasi është fshirë edhe ish zv.kryeministri Ahmetaj.

“Pas nesh e ke ti radhën”, ka zgjedhur të shkruajë Berisha krahas fotografive./albeu.com/


Shtuar 30.07.2022 14:33