Berisha “kërcënon” qeverinë: Nëse rrit çmimin e energjisë do të përballesh me revoltë të fuqishme

Ish-kryeministri Sali Berisha në bashkëbisedimin me gazetarët e bëtë traditë tanimë të premteve ka komentuar  situatën energjike në vend dhe paralajmërimin e Ramës për ndërprerjen e saj në vazhdim.

Berisha është shprehur se Shqipëria nuk ka mungesë energjie, por Rama po e shet për të siguruar të ardhura për veten e tij.

Në një moment Berisha paralajmëroi qeverinë se nëse rrit çmimin e energjisë  do të përballet me një revoltë të fuqishme.

Nëse guxon të rrisësh çmimin do të përballesh me revoltë të madhe. Iu bëj thirrje shqiptarëve të përgatitemi me të gjitha mundësitë ndaj këtij njeriu që është gati t’ju bëjë gjithçka për të pasuruar veten dhe familjarët e tij të nomeklaturës së PS. Edi Rama mos luaj me çmimin e energjisë përndryshe PD dhe fronti për shpëtimin e Shqipërisë do të përgatisë revoltën më të madhe. S’shtyhet më, ka tejkaluar çdo limit. Digat po zbrazen edhe tani që flasim,” është shprehur Berisha./albeu.com